OrderNow.al merr porositë dhe rezervimet. Pagesa bëhet si gjithmonë, në arkën tuaj fiskale.
- Kur mysafiri shtyp "Kërko llogarinë" në telefon, tavolina shfaqet te Salla dhe te Porositë, dhe stafi merr njoftim.
- Printoni faturën fiskale nga arka juaj si zakonisht dhe çojeni në tavolinë.
- Shënoni kërkesën si të kryer që tavolina të mos shfaqet më si në pritje.
- Te Porositë, shënoni porosinë si të përfunduar kur është shërbyer. Tavolina lirohet.
OrderNow.al nuk merr pagesa dhe nuk lëshon fatura. Arka juaj fiskale mbetet dokumenti zyrtar.